Nicki Minaj i shpall ‘luftë’ Cardi B

Ka qenë Nicki Minaj e para që ka nisur gjithçka me një deklaratë në “Joe Budden Podcast”. Ajo u shpreh se suksesi i saj është bazuar vetëm në krijimtarinë artistike dhe jo nëpërmjet burimeve apo aseteve të tjera. Dhe të gjithë mendojnë se ndonëse jo drejtëpërdrejtë, kjo i drejtohet Cardit.

Kam shkruar vargjet dhe kam bërë çfarëdo dreqin ishte e nevojshme. Pa Instagram, pa reality show, pa bërë seks me DJ.”- është shprehur Nicki. Rikujtojmë që Cardi ka përdorur shfaqjen televizive “Love and Hip Hop” për të promovuar muzikën e saj dhe për të marrë më shumë fansa.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte Nicki përfundon duke thënë: “Do ndihesha super e çmendur nëse do kisha arritur një vend të parë dhe Grammys e s’do isha në asnjë listë të 50 më të mirëve.”  Dhe është pikërisht Cardi B ajo që ka Grammy, por nuk ishte pjesë e listës së Ebro Darden për 50 reperët më të mirë të të gjitha kohërave.