Nicolas Maduro akuza ndaj Shtëpisë së Bardhë

maduro.jpg

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar administratën e Donald Trump se ka organizuar “grusht shteti” në Bolivi.

Ai ka thënë se kjo e ka shtyrë presidentin e këtij vendi, Evo Morales, që të largohet nga pushteti.

“Grushti i shtetit kundër Morales ishte i financuar dhe i drejtuar nga Shtëpia e Bardhë, sikurse të gjitha puçet e bëra në Amerikën Latine dhe në Karaibe në 100 vjetët e fundit ose edhe më tej”- deklaroi Maduro nga pallati presidencial në Karakas.

Ky qëndrim i tij vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij duartroket qytetarët e Bolivisë që kanë kërkuar liri dhe ushtrinë boliviane për bindjen në rrugën e mbrojtjes së Kushtetutës.

Morales dha dorëheqjen pas protestave masive rreth zgjedhjeve presidenciale të cilat u kontestuan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303