Nicole Kidman tregon si të keni lëkure perfekte

Ylli i kinematografisë pothujase në çdo intervistë ku pyetet se cila është rutina e kujdesit të lëkurës, vë theksin në përdorimin e kremit me faktor të lartë mbrojtës kundër diellit. Nuk ka rëndësi nëse është verë apo dimër, për Nicole Kidman kremi me SPF është A-ja e një lëkure të shëndetshme. Por 51-vjeçarja ka rrëfyer edhe disa sekrete të tjera sa i përket kujdesit që ajo i kushton lëkurës së fytyrës:

Së pari: Nicole ka rrëfyer se pëlqen që lëkura te jetë e freskët gjatë gjithë ditës, dhe nëse ajo është në udhëtim përdor disa peceta për të hequr herë pas here papastërtitë nga fytyra. Gjithashtu aktorja australiane nuk fle kurrë pa hequr make-up-in çdo darkë.

Kremi mbrojtës me faktor SPF: “Kam përdorur krem kundra diellit që kur isha fëmijë dhe ende sot. Çdo ditë vendos në fytyrë ‘Neutrogena Ultra Sheer Dry-Touch Sun-Screen Spektri SPF100 +”: është shprehur Kidman. Pra bukuroshja flokëkuqe përdor faktorin më të lartë të një kremi kundër diellit.

Krem kundra moshës: “Në darkë përdor Neutrogena Rapid Wrinkle Repair sepse funksionon shumë mirë dhe mund ta blini kudo. /real-news.tv/