fbpx

“Nihal” tregon si silleshin shikuesit turq në rrugë në bazë të roleve që ajo luante

hazal.jpg

Aktorja e dashur turke Hazal Kaya, u bë e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj i “Nihal” në serialin “Dashuri e Ndaluar”.

Kaya është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit një përfundim në të cilin kishte arritur, duke u bazuar në eksperiencat e saj në rolet e ndryshme, që i janë besuar në serialet turke.

Përmes një postimi, aktorja tregon se është shumë e befasuar si si ndryshon reagimi i ndjekësve turq në varësi të personazheve që ajo luan.

Hazal ka treguar, se kur ajo luante rolin e “Nihalit” njerëzit i afroheshin me shumë edukatë për t’i kërkuar një foto apo autograf. Kur ajo u bë “Feriha” në një tjetër telenovelë, reagimi i fansave, sipas aktores, ndryshoi në mënyrë drastike.

Aktorja u shpreh se ata thërrisnin me zë të lartë: “Hej vajzë, eja këtu”, duke e vlerësuar kështu në varësi të rolit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303