Nik Xhelilaj në revistën gjermane, ja çfarë shkruhet për të

Karriera e aktorit shqiptar, Nik Xhelilaj është gjithnjë e në ngjitje. Aktualisht ai ka një karrierë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.

Madje së fundmi ka shkruar për Xhelilajn edhe revista  “Glamour Germany”. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori, i cili ka publikuar në “Instastory” një fotografi bardh e zi që ka realizuar për këtë revistë.

 

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-n për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan “Glamour Germany”.

Gjithashtu në shkrim është folur edhe për pamjen e aktorit, ku Nik është cilësuar edhe si një rrëmbyes i zemrave të femrave.

 

“Glamour Germany” është një revistë e lançuar në vitin 2001 ku në fokus ka të bukurën dhe modën.