Nikollë Lesi ka reaguar ndaj shembjes së banesave në zonën e Astirit. Ai thekson se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.
“Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë ti përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.”, reagon Nikollë Lesi. Ky i fundit ka theksuar më tej se për këtë fajin e ka dhe SHBA me BE-në, të cilat kanë mbështetur së fundmi shumë Ramën edhe me çështjen e Gjyaktës Kushtetuese.
Pjesë nga shkrimi:
Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.