Nipi i burrit e ‘bën’ për spital, zbulohet arsyeja e rëndë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Një biznesmene është dhunuar në Lazarat të Gjirokastrës ndërkohë që burime bëjnë me dije se autori është nipi i burrit të saj, një person problematik dhe i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në një prej magazinave që përqendrohen në lagjen Kordhoce ku nga burimet mësohet se biznesmenia Lavdie Buzheri, nga Lazarati u dhunua nga Alfons Buzheri, 35 vjec i dënuar më parë për trafik narkotikësh dhe i njohur në zonë si njeri mjaft problematik.

Debati mes tyre ka lindur brenda në ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë në ambientet e veta. Kjo ka ngjallur reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në Komisariat dhe nga ku më pas është liruar. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303