fbpx

Nis faza e dytë e punimeve Qafë Kashar-Rinas, ARRSH jep njoftimin: Ja si devijohet qarkullimi

800-0-07faf533328bfd6f737deb985fea3638.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar pas përfundimit të fazës së parë të punimeve në aksin Qafë Kashar-Rinas, ka bërë me dije se ditën e enjte do të nisë faza e dytë e punimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Fcebook, ARRSH bën me dije se si do të ndryshojë trafiku për shkak të punimeve që do të zhvillohen në segmentin nga Universiteti Epoka në Aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit bëhet me dije se mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Për shkak se punimet në këtë segment do të zhvillohen në të dy korsitë, trafiku do të devijohet nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

“📍Përfundoi faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas🛣

Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT.

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.
Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas)”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303