fbpx

Nis fuqishëm beteja e PD, Basha bën sot lëvizjen e madhe

basha-6.jpg

Kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e partisë në qarqet e vendit. Ditën e sotme Basha do të zhvillojë një takim me banorët dhe strukturat e PD-së në Koplik në orën 18:00. Lajmi është dhënë nga kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

‘Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës. Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejën tonë të përbashkët, ndryshimin e madh. Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës’, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Por takimet do të vijojnë. Në  orën 19:00 kreu i PD-së do të zhvillojnë edhe një takim në Shkodër. Ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD-së dhe qytetarët në Vaun e Dejës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303