fbpx

Nis nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’, Peleshi i emocionuar: Mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta

pel.jpg

Ka nisur sot nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se kjo stërvitje është një mesazh për “rivalët” që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA.

“Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t’u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë,  do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve  me aleatët. Kjo stërvitje është një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderoj SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe”, tha Peleshi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303