Nis ngujimi në universitet i studentëve të Durrësit

durres.jpg

Edhe studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës do fillojnë me ngujimin në ambientet e universitetit, duke filluar që nga dita e nesërme. Studentët kanë zhvilluar ditën e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor.

Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare. Ata kanë theksuar se një nga pikat kryesore që u diskutua në takim ishte qëndrimi që do të mbajnë studentët e Durrësit, në lidhje me situatën e arsimit dhe 8 kërkesat.

“Procesi mësimor është shumë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.
Bashkohuni me studentët nesër në orën 07:00 pranë UAMD spitallë, kapus 2”, shkruhet në njoftimin e studentëve të Durrësit./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303