Nis një lëvizje kundër Bashës brenda PD-së

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një plan që do të nisë së shpejti.

Bëhet me dije se brenda partisë janë shtuar personat që janë kundër Bashës.

Më tej, ai lajmëron se shumë shpejt do të nisë një lëvizje anti-Basha.

“Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë”, tha Edvin Kulluri.