fbpx

Nis protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe produkteve të shportës

proteste-1.jpg

Qindra qytetarë kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke nisur nga buka.

Qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme një protestë të thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e re dhe rritjen e çmimit të energjisë. Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë këtë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.

“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303