Nis puna për rehabilitimin e rrugës Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

Nga disa e sotme, nis faza e dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë - Krujë.

Foto ilustruese

Nga disa e sotme, nis faza e dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë – Krujë.

Segmenti do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve.

Automjetet e vogla rezident te zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë- Krujë.

“Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet autostradës.

Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës.

Mjetet mund të aksesojnë Doganën  vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushe Krujës.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Lër një koment