Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Elbasan

1561799692_elbasankza-770x433.jpg

Ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore. Elbasani është qyteti i parë dhe për shpërdarjen e tyre janë angazhuar 248 efektivë policie.

Dje, Ministria e Brendshme tha se në terren do jenë 7779 punonjës të policisë janë trajnuar.

5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Ndërkohë pritet që të nisë shpërndarja edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303