fbpx

“Nis sot vaksinimi i mësuesve”. Manastirliu jep lajmin, ja sa doza vaksinash do mbërrijnë sot në vend

manastirliu.png

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se vaksinimi i mësuesve do të nis fill pasi në Shqipëri të mbërrijnë dozat e AstraZeneca.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, 38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat mbërrijnë sot në Shqipëri, janë siguruar falë financimit të qeverisë shqiptare, përmes kontratës me mekanizmin COVAX.

“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve ✅ #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303