Nis trajnimi i mësuesve në ‘shkollat e përhershme’, ja çfarë pritet të zbatohet

ruaje.jpg

Ditën e sotme është zhvilluar trajnimi për mësuesit në lidhje përshtatjen e programit dhe veprimtarinë që do të organizohen gjatë mësimit në “shkollat e përkohshme” në hotel për të gjithë ata nxënës të akomoduar nëpër hotele pas dëmtimit në banesa nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Themelimi i “shkollave të përkohshme” nëpër hotelet ku janë strehuar nxënësit, ka filluar tashmë në mënyrë që procesi normal mësimor të mos ndërpritet asnjë orë më shumë. Për këtë janë marrë të gjitha masat e duhura që:

-të garantohet një mjedis i përshtatshëm pranë hoteleve të cilat ofrojnë infrastrukturën,

-të bëhet gati në kohë programi mësimor,

-nxënësit të pajisen sa më parë me tekstet shkollore dhe materialet e punës,

-si dhe të sigurohet njëkohësisht edhe shërbimi i domosdoshëm psiko-social.

Përveç kësaj zgjidhjeje provizore, sipas nevojave specifike do të zbatohen gjithashtu edhe planet e zhvendosjes nëpër shkollat më të afërta pritëse ku nxënësit kanë gati planin e sistemimit dhe u është siguruar edhe transporti.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë thotë se rikthimi sa më parë në normalitet dhe garantimi i mbarëvajtjes së procesit mësimor në mënyrë që nxënësit mos të humbasin asnjë orë më shumë ngelet pa diskutim prioritet akut i punës intensive të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303