24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Nisen protestuesit nga rrethet drejt Kryeministrisë

spot_img

Shumë qytetarë nga rrethe të ndryshme janë nisur mëngjesin e sotëm për të mbërritur në orën 11:00 përpara Kryeministrisë në protestën e opozitës. Mësohet se me qindra qytetarë nga rrethet si: Shkodra, Lezha, Elbasani, Berati, Kukësi, Durrësi etj, janë nisur që në orët e para të agimit.

Thuhet se protestuesit po udhëtojnë me autobusë dhe makina private për të ndjekur protestën. Bëhet me dije se nga qyteti i Lezhës janë nisur 10 autobusë drejt Tiranës, ndërkohë nga Vlora 17.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka publikuar shifrat e protestuesve që do vijnë nga rrethet ditën e sotme për të protestuar kundër Edi Ramës.

Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezha – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500/real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat