Nisin patrullimet e përbashkëta ruse-turke në veri të Sirisë

turkish-military.jpg

Ashtu si parashikohet në marrëveshjen e arritur mes Moskës dhe Ankarasë, trupat ushtarake turke dhe ato ruse kanë nisur patrullimet e përbashkëta në verilindje të Sirisë.

Patrullimet kanë nisur në lindje të zonës kufitare të kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga forcat turke.

Marrëveshje mes Ankarasë dhe Moskës parashikon që patrullimet e përbashkëta të kryhen dhe në perëndim të zonës së kontrolluar nga forcat turke.

Në bazë të marrëveshjes, qyteti Kamishli, kryeqytet administrative i rajonit autonom kurd ka mbetur jashtë rrezes së patrullimeve turko – ruse.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303