Nisin punimet në mbikalimin e Fushë-Krujës, ja si do devijohet trafiku

arrsh-palma-autostrade-770x433-768x432.jpg

ARRSH ka njoftuar ditën e sotme se nesër do fillojnë punimet në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Së bashku me policinë e shtetit, ARRSH ka bërë me dije se si do funksionojë devijimi i trafikut.

Pumiet parashikohet që të zgjasin deri më 13 prill

“Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut”, shkruhet në njoftim./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303