Nisin reshjet e dëborës, Korça ‘vesh petkun’ e bardhë

Sinoptikanët kanë parashikuar ulje të mëdha të temperaturave në Shqipëri duke favorizuar kështu rreshjet e borës edhe në zona të tjera malore në Shqipëri.

Sot fshati malor i Dardhës në Korçës është ‘zgjuar’ i mbuluar nga dëbora.

Rreshjet e borës kanë nisur që në orët e mbrëmjes dhe kanë vijuar përgjatë gjithë natës duke mbuluar të gjithë zonën.