fbpx

Nisin zgjedhjet brenda LSI, votohet për kreun e partisë dhe forumet drejtuese

Anëtarët e LSI kanë nisur të votojnë ditën e sotme që prej mëngjesit të orës 09:00. Procesi i votimit i referohet zgjedhjeve brenda LSI-së, ku do të përcaktohet më pas strukturat që do drejtojnë këtë forcë politike.

Vlen për t’u theksuar që për herë të parë do të votohet online, ku të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie në LSI do të zgjedhin të preferuarit e tyre përmes aplikacionit.

Ndërkaq ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.

Votimet zgjasin deri në orën 16:00.