fbpx

Nisja e sezonit turistik, Klosi jep lajmin e madh: Pas 1 qershorit do të hapen…

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka folur sot në lidhje me nisjen e sezonit turistik. Ai tha se është koha që të vendosen rregula e norma të reja sipas kushteve që na dikton COVID 19, që e mbrojnë turizmin, por tregoi njëkohësisht edhe rrugën që duhet të ndjekin hotelet e restorantet turistike për të përfituar nga lehtësirat fiskale.

“Data 1 qershor do shënojë hapjen e parë të sezonit, po hapim kufirin tokësor po përpiqemi që atë pjesë të klientëve tuaj shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë dhe rajonit ta përfitoni. Pas 1 qershorit të nisin edhe resotorantet në plazhe dhe hotelet të nisë ndarja e sektoreve të plazhit. Nuk do lejohen individë që uzurponin plazhin dhe i shisnin te ju hapësirat për shfrytëzim.

Në kuadër të lehtësirave fiskale, po ju kujtoj që është ulur tvsh për hotelet si dhe reduktimi i paketës fiskale për agroturizmin. Shumë prej jush i plotësoni kushtet të krijoni një strukturë agroturistike, pra të krijoni një ndjesi shumë më të mirë për klientët. Ka mbi 20 struktura të vogla hotelerie dhe agroturizmi në Shqipëri, është e mundur që të përfitoni edhe ju nga lehtësisirat fiskale”.

Sa i përket paketës së ndihmës ekonomike, Klosi tha se: “Duhet ta dini që ky sektor mori mbështetje që nga biznesi i vogël, hoteleria dhe turizmi që mori pagën e luftës. Sa për likuiditetin e bizneseve tuaja është mundësia e kreditimit”,- vijoi ministri.