17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Një 12-vjeçar shpëtohet pas 40 minutash nën ortek

spot_img

Një djalë 12-vjeçar është gjetur i gjallë pasi u godit nga një ortek në Alpet franceze dhe ishte i mbuluar nga një sasi e madhe bore për 40 minuta.

Fëmija, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte duke bërë ski me familjen e tij në La Plagne dhe u godit nga orteku.

Ai u gjet më vonë me ndihmën e një qeni nuhatës që u soll nga policia lokale.

“Është një mrekulli sepse djali nuk kishte pajisje për zbulimin e viktimave”, tha një nga ekipi i shpëtimit për AFP.

“Shanset e mbijetesës janë të vogla pas 15 minutash nën dëborë”.

Djali, i cili ka vetëm një këmbë të thyer, po mjekohet në një spital lokal./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat