fbpx

Një 20-vjeçar përplas makinën e policisë, njëri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, ku i plagosur ka mbetur një polic.

Mësohet se një automjet i drejtuar nga 20-vjeçari i identifikuar me emrin Xhoi Tresa është përpla.sur me makinën e policisë, ku për pasojë një prej efektivëve është plagosur.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa nuk dihet identiteti i tij. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.