Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes së një 30-vjeçari, mbrëmjen e së enjtes më 11 tetor, në zonën e Kombinatit.
Blutë e kryeqytetit vunë në pranga Muhamet Sallahin 25 vjeç me banim në kryeqytet.
I riu akuzohet se në rrugën “Bego hoxha” për motive të dobëta, ka goditur me thikë në trup 30-vjeçarin Holti Hajdari, duke i shkaktuar vdekjen. Ai u qëllua disa herë me thikë teksa ishte duke shkuar për në banesë.
Policia thotë se materialet procedurale për 25-vjeçarin i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Advertisement