Një 29-vjeçar bie në prangat e policisë, dhunoi gruan e tij, detajet e para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-2.jpg

Policia e Matit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar gruan e tij në mënyrë sistematike.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mat / Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale
“Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303