fbpx

Një 30-vjeçare pret damarët në mes të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Kryeqytetit. Mësohet se një 30-vjeçare ka dëmtuar veten duke prerë damarët.  Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vajza është transportuar për në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.