Një 30-vjeçare sulmohet me acid në fytyrë

Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një “substancë” është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet sulm me acid.

30- vjeçarja është sulmuar këtë mëngjes në “Kentish Town Road, Camden”.

Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit.

Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.

Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.