Një 40-vjetor si ai i Bleona Qerretit

Këngëtarja e famshme Bleona Qerreti na vërteton më së miri se mosha është thjesht çështje numrash.

Vitet kalojnë dhe Bleona sa vjen dhe duket gjithmonë më në formë se kurrë.

Artistja shqiptare ka festuar 40-vjetorin e saj, dhe ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta festuar.

Bleona ka preferuar të ndajë disa momente nga festimi i ditëlindjes së saj në rrjetet sociale.

Bukuroshja ndodhet në Meksikë, në një resort luksoz ku shfaqet në prani të familjarëve të saj.

Në praninë e prindërve të saj dhe qenit në “Las Ventanas Paraiso”.

Kjo ditëlindje ishte parajsa vetë për 40-vjetorin e artistes shqiptare./real-news.tv