Një afrikan përkrah Sergio Ramos, PSG nis bisedimet me agjentin shqiptar

Screenshot_2-6.jpg

PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi, Georgina Wijnaldum dhe… Leo Messi. Jo vetëm kaq, pasi klubi francez kërkon edhe Kalidou Koulibaly.Mbrojtësi i Napolit është një dëshirë e kahershme e PSG, që ka rinisur bisedimet në lidhje me transferimin e 30-vjeçarit senegalez në kryeqytetin francez.Footmercato shkruan se drejtuesit e PSG-së po bisedojnë me Fali Ramandanin, agjentin e qendërmbrojtësit afrikan, i cili ka edhe dy vite kontratë me Napolin.Koulibaly vlerësohet rreth 50 milion euro. PSG po punon për të gjetur akordin me Napolin, me Koulibaly që do formonte një dyshe fantastike me Sergio Ramos në prapavijën e ekipit të Pochettinos.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303