fbpx

Një amerikan gjendet i vdekur në apartamentin e tij në  Sarandë, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të vendit.  Një shtetas amerikan, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij ne Sarande.

Sipas asaj që raporton ‘BalkanËeb’ behet fjale per 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska.

Mesohet se viktima prej tri vitesh, jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.