21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Një Amerikë më e fortë…”. Gramoz Ruçi uron udhëheqësit e rinj, jep mesazhin e rëndësishëm

spot_img

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinj të zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raportohet se kryeparlamentari i ka dëguar letër Senatorit Mitch McConnell, Kryetar i Grupit Republikan të Senatit; Senatorit James E. Risch, Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit; Senatorit Charles E. Schumer, Kryetar i Grupit Demokrat të Senatit; Senatorit Robert Menendez, Kryetar i Grupit Demokrat në Komitetin për Çështjet e Jashtme të Senatit; Përfaqësuesit Gregory Ë. Meeks, Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Steny Hoyer, Kryetar i Grupit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Kevin McCarthy, Kryetar i Grupit Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësues Michael McCaul, Kryetar i Grupit Republikan në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë. Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”-shkruan ndër të tjera Gramoz Ruçi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat