fbpx

Një banane e ngjitur në mur u shit për 120 mijë dollarë

banane-1.jpg

Punimi u prezantua nga Perrotin, një galeri arti kontemporan, zëdhënësi i të cilës tha se bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, ndaj kanë kuptime të dyfishta.

Sipas një deklarate për shtyp nga Perrotin, artistit i lindi ideja para një viti, ndërsa theksoi se blerësit duhet të dinë që s’ka asnjëfarë udhëzimi mbi çfarë duhet të bëjnë nëse bananet nisin të kalben.

“Comedian” konsiston në një banane të blerë në një ushqimore në Miami, e vendosur në mur me një shirit të shkurtër ngjitësi. Sipas galerisë meqenëse dy punimet e para u blenë, vepra e tretë do të kushtojë 150 mijë dollarë pasi janë vënë re kërkesa gjithnjë e më në rritje.

Bananja në mur mban autorësinë e Maurizio Cattelan, një artist italian, i cili u bë i famshëm botërisht në muajin shtator, pasi kishte ndërtuar një tualet me flori 18 karat, me vlerë 6 milionë dollarë. Tualeti i quajtur “America” u grabit nga Pallati “Bleinheim” në Mbretërinë e Bashkuar, teksa ishte pjesë e ekspozitës “Victory is Not an Option”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303