TË FUNDIT

“Një bluzë e grisur, një tufë flokë dhe dhëmbë”. Zbardhen detaje tronditëse nga dosja e Eglantina Bucit

Disa detaje tronditëse janë zbardhur nga dosja e Eglantina Bucit,e cila u gjet e vdekur në Malin me Gropa. Mirëpo, çfarë zbuloi policia më 14 shtator 2012, duke mos ditur që viktima ishte Eglantina Buci?

“14 shtator 2012 njoftim në polici se në malin me gropa në Shëngjergj Tiranë, janë gjetur kocka. Eshtrat gjenden në Malin Fag, fshati Fag, Shëngjergj: Një kafkë (pa nofullën e poshtme) kocka të njërës shpatull, tre kocka të njërit prej ekstremiteteve të sipërme të cilat janë të lidhura mes tyre me pak mbeturina indesh të buta, të thara, një gjysmë e nofullës së poshtme me 5 dhëmbë, dy dhëmbë që u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Më 21 shtator në pyllin me Pisha pranë Malit Fag u bë kontroll me qen të stërvitur, u gjetën: Një bluzë ngjyrë bezhë e grisur, e djegur pjesërisht, një kockë e njerës anë të bacilit, një klavikul, një pjesë kocke diafazë e gjatë, një tufë flokësh. Eglantina mund të jetë masakruar para vdekjes, u vra 2 vjet para se t’i gjendeshin eshtrat. Më 5 tetor 2012 ekspertët ligjorë konkludojnë: Eshtrat i përkasin një njeriu të vetëm, seksi femër rreth 30 vjeç. “Në eshtra u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara kryesisht nga veprimi pas vdekjes i faktorëve të ndryshëm shkatërrues, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht para vdekjes me mjete të forta mbetëse, po kështu u vunë disa shenja djegieje, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, thuhet në dosje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat