fbpx

“Një bravo për Ilir Metën”. Gazetari përgëzon Presidentin Meta

meta.png

Gazetari Klodian Tomorri me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar presidentin Ilir Meta për kthimin e ligjit për metrologjinë në Kuvend.

Tomorri shkruan se parashtrimi juridik që Zyra e Presidentit i kishte bërë kthimit të ligjit për metrologjinë është një nga argumentimet meëtë mira ligjore që kam parë të dalë nga zyrat e shtetit.

Postimi i plotë:

Nje bravo per Ilir Meten! Parashtrimi juridik qe Zyra e Presidentit i kishte bere kthimit te ligjit per metrologjine eshte nje nga argumentimet me te mira ligjore qe kam pare te dale nga zyrat e shtetit. Me shuma gjasa maxhoranca do ta rrezoje dekretin ne seance dhe do ta kaloje serish ligjin, por juristet e Presidences kane ekspozuar publikisht te gjitha hilet djallezore te nje ligji, i cili eshte korruptiv deri ne perversitet.

E verteta eshte se ligji i ri per metrologjine, de facto i cel rrugen dhjetra koncesioneve te tjera te fshehta, ne shkelje flagrante te Kushtetutes dhe duke anashkaluar ligjin e koncesioneve. Per ta thene me thjesht, nese ky ligj miratohet, nga neser cdo sherbim metrologjik mund te jepet me koncesion pa gare, pa ju bindur ligjit te koncesioneve, por thjesht dhe vetem me firmen e drejtorit te pergjithshem te metrologjise.

Me thjesht akoma, nese ky ligj miratohet, nga neser mund te kemi koncesion per mbikqyrjen e bombulave te gazit, koncesion per kandaret e dyqaneve, per peshoret e bukes dhe cdo gje tjeter, vetem me firmen e drejtoreve te inspektoriateve. Ky eshte nje ligj i rrezikshem.

Por krijimi i shtratit per te koncesionuar masivisht sherbimet meteologjike, nuk eshte qellimi i vetem djallezor i ligjit. Qellimi tjeter i tij eshte te sjelle ne shina ligjore, nje paligjshmeri te madhe dhe flagrante qe qeveria ka bere dy vjet me pare. Behet fjale per koncesionin e pompave te karburanteve.

Kontrolli i pompave ne stacionet e karburanteve eshte aktualisht sherbimi i vetem metrologjik i dhene me koncesion tek privati. Por ky koncesion ka nje cen te madh ligjor. Ligji ekzistues per metrologjine ne nenet 8 dhe 40 thote shprehimisht se sherbimi i kontrollit te instrumentave mates kryhet ekskluzivisht nga Drejtoria e Metrologjise dhe mund te transferohet tek privati vetem nese kjo drejtori nuk ka mundesi.

Permes ligjit te ri qeveria kerkon te amnistoje veten nga shkelja e ligjit, por jo vetem kaq. Ne Parlament nje grup deputetesh te maxhorances me ne krye Ilir Beqjan propozuan dhe miratuan nje tjeter nen djallezor. T’i japin te drejten privatit te rrise frekuencen e kontrolleve pa tavan dhe rrjedhimisht edhe faturen qe duhet te paguajne qytetaret shqiptare ne cmimin fundor te karburantit.

Ky eshte nje ligj i bere thjesht dhe vetem per interesa private. Kur une e denoncova kete publikisht disa jave me pare, zoti Beqja replikoi ne distance duke aluduar se isha paguar nga shoqerite e naftes. Ne fakt shoqerite e naftes jane me te interesuarat qe ai ligj te kaloje sepse keshtu mund te bejne pazare me koncesionarin ne kurriz te qytetareve, pasi ligji e nxjerr totalisht jashte loje kontrollin shteteror. Sot me duhet t’i paraprij nje tjeter akuze te mundshme. Nuk jam paguar nga Presidenti. Por serish dua t’i them nje bravo te madhe Ilir Metes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303