fbpx

Një britanike ndalohet në Rinas, mijëra paund me vete

rinas.jpg

Policia sapo njoftoi se ka vënë në pranga një shtetase britanike sepse iu gjet me vetë një sasi prej 22 mijë paund. Paratë e sekuestruara i përkasin një shtetase nga Britania e cila ishte duke hyrë në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303