fbpx

Një burrë gjendet i vdekur në Fier

LAJMI-I-FUNDIT-1-2.jpg

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Lamuri” në qytetin e Fier.

Sipas Policisë trupi i A.M, banues në Fier, nuk kishte shenja dhune, ndërsa mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 06.11.2018, në afërsi të bregut të lumit Seman, në vendin e quajtur “Lamuri”, u gjet pa jetë shtetasi A.M., vjeç 60, banues në Fier. Nga veprimet e kryera, në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *