Një burrë i vë flakën vetes përpara shtëpisë së Presidentit

Një burrë i ka vënë flakën vetes përballë me Shtëpinë e Bardhë. Nuk dihen ende motivet e këtij veprimi dhe në çfarë gjendje shëndetësore është, por besohet të jetë dërguar me urgjencë në një spital afër.

“Mund të konfirmoj se kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipse dhe tani jemi në vendngjarje duke vendosur përforcime”, tha një zëdhënës për Departamentin e Zjarrfikëseve në Ëashington.

Policia e Presidentit dhe Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ndihmuan në shmangien e dëmeve më të mëdha.

Ende nuk është bërë asnjë reagim në rrjetet sociale për gjendjen e burrit dhe ngjarjen që ndodhi para shtëpisë së Presidentit Donald Trump.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi këshilltari special Robert Mueller tha se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë.