fbpx

“Një dhuratë për veten time”, Tayna blen makinën super luksoze (FOTO)

Tayna është një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri. Prej disa vitesh ajo është shndërruar në reperen më të preferuar të shqiptarëve.

Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira. Së fundmi ajo ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetës për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Tayna ka blerë një automjet luksoz “BMV X6” dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj.

View this post on Instagram

Edhe njo🙏🏻 #gifttomyself Ahead of time 2020💃🏻

A post shared by Tayna (@tayna) on

“Edhe njo! Dhuratë për veten time! Përpara 2020-ta”, shkruan reperja.

Kujtojmë se ajo ka blerë edhe një automjet tjetër luksoz “Mercedez” para disa muajsh.