fbpx

Një ditë para Kuvendit Kombëtar, zbulohet mesazhi i Bashës ndaj delegatëve

Basha-konference.jpeg

Ditën e nesërme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha. Ky i fundit bëhet me dije se u ka nisur delegatëve një mesazh ku u kërkon të jenë nesër në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303