Një ditë para protestës/Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

kryemadhi-basha-celural.jpg

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar me shpejtësi  në selinë e Partisë Demokratike për të takuar drejtuesin e saj, Lulzim Bashën. Drejtuesja e LSI-së është e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili.

Nga ky takim pritet një koordinim mes dy partive kryesore opozitare në protestën e së shtunës, por ende nuk ka detaje për atë që do të diskutohet. Basha dhe Kryemadhi në deklaratat e mëparshme kanë theksuar se kjo protestë e thirrur nga opozita e bashkuar ka për qëllim largimin e qeverisë Rama./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303