fbpx

Një gjigand për sulmin e Teutës, vjen Ide Gomes!

Screen-Shot-2018-07-16-at-13.02.07-e1531742901559-1024x688.jpg

Ide Gomes, i njohur ndryshe si Idelinjo, apo Ide Colubali, është ai blerja e Teutës në kërkim të golit, sulmuesi i shumëkërkuar në këtë merkato janari. Që sot mund të konsiderohet një lojtar i Teutës, me lajmin që konfirmohet nga nivelet më të larta drejtuese të klubit bregdetar. Ide Gomes është një futbollist 26-vjeçar me një karrierë të pasur, i gjatë plot 204 cm, konsiderohet një qendërsulmues shumë i fuqishëm, ka luajtur shumicën e karrierës në Portugali, ku me shumë klube që ka luajtur spikat eksperienca me Boavistën, në sezonin 2015-2016 ku gjithsesi nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira, dhe falë karakteristikave të tij fizike, konsiderohet nga ekspertët e futbollit si një kërcinim domethnës në luftën në ajër, dhe një rrezik i vërtetë në zonën e kundërshtrarve, duke ua bërë mbrojtësave kundërshtarë shumë të vështirë markimin.

Sezonin e fundit ka luajtur me Linkoln Reds në Gjibraltar ku së fundmi ka shënuar 5 gola, me një mesatare prej një goli për çdo 35 minuta të luajtura. Me të Teuta shpreson të ketë zgjidhur më në fund problemin e golit që e ka shoqëruar përgjatë gjithë 2019 që lamë pas, ku si në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ashtu dhe në fillimin e edicionit aktual në skuadrën bregdatre ka munguar bomberi që të garantojë një kuotë të kënashme golash. Në merkaton e dimrit Teuta ndau rrugët me malazezin Darko Nikac dhe me Ide Gomes shpreson që tanimë të ketë gjetur sulmuesin e kërkuar, duke qenë se edhe 26-vjeçari ka shumë motivacion për t’u katapultuar për të kapur nivelet më të larta pikërisht nga kampionati shqiptar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303