fbpx

Një gol bën diferencën, gocat kuqezi nuk njohin fitore

shqiperia.jpg

Një gol i Jessica Silva i ka mjaftuar Portugalisë për të marrë 3 pikët në “Elbasan Arena” kundër kombëtares shqiptare të femrave.

24 vjeçarja shndërroi në gol një kundërsulm të shpejtë të luzitaneve, duke i shkaktuar humbjen e dytë vajzave kuqezi. Takimi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit të vitit 2021 ishte i karakterizuar nga lufta sportive, por në fund fati i buzëqeshi miqve, që e nisin mbarë ecurinë në grupin E.

Ndërsa, kuqezinjtë numrojnë humbjen e dytë në po kaq ndeshje, teksa mbajnë vendin e katërt me 0 pikë. Ndeshja e radhës për të besuarat e Vioresin Sinanit do të jetë ajo e 8 tetorit kundër Finlandës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303