Një grek në protestën e shqiptarëve

greku-4.jpg

Sot, në Bularat të Gjirokastrës, u mbajt ceremonia përkujtimore e Konstantinos Kaçifas. Përpos kësaj ceremonie, në Gjirokastër u mbajt edhe një protestë nga shqiptarët, lidhur me emigrantët e vrarë së fundmi në Greqi.

Por mes shqiptarëve, sipas “JOQ Albania”, ishte edhe një grek i infiltruar. Ai quhet Vasileos Kalyvas, teksa disponon edhe dy pasaporta: greke dhe shqiptare.

Sipas një personi që ka bërë të ditur këtë fakt duke shkruar te JOQ, ky shtetas ishte shpallur non-grata pas trazirave në varrimin e Kaçifas 40 ditë më parë, ndërsa besohet se ka shfrytëzuar dy pasaportat për të hyrë në Shqipëri.

Lexuesi shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Albania. Sot ne Sheshin e Cerciz Topullit ne Gjirokaster eshte bere nje proteste atdhetaresh. Informacionet qe kemi nga njerezit tane,na tregojne se sot ne mes te Protestes se Atdhetareve ka qene prezen edhe personi i cili quhet Vasileos Kalyvas,i cili eshte nje personazh i paguar dhe i mire infiltruar nga shovinistet greke. Sipas deshmive ky person ka dy pashaporta si dhe i perdor sipas interesave. Behet me dije se pas problemeve ne Bularat para 40 diteve ketij shovinisti i eshte shpallur Non Grata ne Shqiperi.Me sa duket Pashaportat e tij kane bere pune. Po dergojme keto foto dhe keto te dhena tek Faqja juaj e madhe per dy arsyeje. E para si ka mundesi qe eshte lejuar nga Policia shqiptare te hyje ne teritorin tone pasi eshte shpallur Non Grta. E dyta si ka mundesi qe nuk eshte pikasur nga gjithe ajo mase Atdhetaresh ky person i cili ne cdo moment ka kontrolluar protesten e tyre. Ju lutem publikojeni qe Shqiptaret te kuptojne se sa thelle eshte futur tradhetia nder ne. Ne foton e pare Vasileos eshte ne Bularat,ne te dyten ne sheshi i Cercizit sot, ndersa ne te tjerat duket paster dashuri per greket dhe njekohesish urrrejtja per shqiptaret.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303