fbpx

Një gur nga Hëna në zyrën e Presidentit

gurii.jpg

Një gur hënor në Shtëpinë e Bardhë. Ky është detaji i jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale të presidentit amerikan Joe Biden. Ky gur është sjellë nga Hëna në Tokë nga misioni i fundit Apollo 17, peshon 332 gramë dhe u mor nga astronomët Ronald Evans, Harrison Shmidt dhe Eugene Cernan, që janë edhe të fundit humanë që kanë prekur sipërfaqen e satelitit tonë. Kjo pjesë shkëmbore është formuar 3.9 miliardë vjet më parë, periudhë kjo me impakte të shpeshta nga meteoritë në Hënë.

Sigurisht nuk është në pronësi të presidentit të sapozgjedhur, por administrata ka kërkuar nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA që të ekspozohet në zyrë për 4 vjet, duke simbolizuar mirënjohje për rezultatet e arritura të gjeneratave të kaluara. Por jo vetëm, është edhe një mbështetje për misionet dhe projektet aktuale amerikane për eksplorimin e mëtejshëm të Hënës dhe të Marsit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303