Fituese e këtij edicioni në “Fest 59” ishte Anxhela Peristeri. Si gjithmonë mbarimi i festivalit ndeshet me mospëlqime dhe kritika nga ana e konkurrentëve.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbeku ka publikuar një shprehje në llogarinë e saj, krah së cilës ka falenderuar dhe ata që e kanë mbështetur, e duke treguar hapur mospëlqimin e saj.
“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”, ka qenë kjo shprehja që Rosela ka ndarë shoqëruar me:
“Faleminderit të gjithëve ju për përkrahjen tuaj”.
Si asnjëherë tjetër këngëtarët e njohur kanë përshëndetur fitoren e Anxhelës, duke ndarë në rrjet urimet për këngën fituese.