fbpx

Një i moshuar në Poliçan preket nga koronavirusi, kishte 5 ditë me…

Një 79-vjeçar nga qyteti i Poliçanit është prekur nga koronavirusi. Bëhet me dije se ai kishte plot 5 ditë që kishte temperature 38.

Përveç kësaj, i moshuari vuan edhe nga kollē mbytëse, dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe po trajtohej me oksigjeno-terapi.

Gjendja e pacientit ka ardhur duke u rënduar dhe aktualisht ai ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. I moshuari A.L ka pasur kontakt me djalin e tij 30-vjeç, të ardhur nga Greqia në 5 Mars 2020. Gjatë periudhës së karantinës i biri nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ndërkohë që prej 2-ditësh ai ka kollë të thatë, dhimbje fyti,dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe temperaturë 37.8 gradë. 30-vjeçari E.L mjekohej herë pas here për Bronchopneumoni bilaterale dhe tashmë po trajtohet me trajtim ambulator në Qendrën Shëndetësore në Poliçan.