“Një ish-polic, biseda telefonike më disa prej grabitësve në Rinas”

Grabitësit e disa milionë eurove në Rinas, duket se kanë pasur informacion të detajuar në lidhje me transportin e valutave.

Kanë qenë tre banka të nivelit të dytë, që do të nxirrnin sasinë e lekëve nga Shqipëria për në Vjenë të Austrisë.

Gazetari Spartak Koka thotë në “Opinion” se grupi i grabitësve përbëhet nga rreth 23 veta dhe se një ish-punonjës policie është përgjuar duke zhvilluar telefonata me pjesëtarë të këtij grupi.

“Një ish-punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë pasur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha Koka.