“Një …”, ja ç’thotë Xhensila Myrtezaj për Taynën

Tayna është reperja  nga Kosova e cila njihet sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë. Artistja publikon shpesh projekte të reja muzikore të cilët deri më tani kanë rezultuar mjaft të suksesshëm si dhe të pëlqyer nga publiku.

Para dy ditësh Tayna publikoi dhe projektin e fundit muzikor i cili numëron sot mbi 1.5 milion klikime në Youtube.

“Sicko” u pëlqye jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga artistët, shumë prej të cilëve e kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Por, Xhensila Myrtezaj përveç se e postoi këngën e reperes, ajo ia vendosi edhe një emër.

“Një bishë si ajo”, ka shkruar këngëtarja poshtë videos së projektit të Taynës.

Vetë Xhensila është duke punuar me projekte të reja, madje burime bëjnë me dije se ajo po sjellë këngë edhe me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun.

/real-news.tv/